Lajme

Labi: E kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 19 July 2019

Deputeti në Kuvendin e Kosovës Labinot Tahiri ka reaguar pasi ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Tahiri në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit”, transmeton Gazeta inFokus.

Ky është postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit!

Z Gjeneral Ramush Haradinaj!

Isha me fat që sepaku si qytetarë dhe deputet të shêrbeva ty dhe qytetarëve, si dikurë ushtarët e tu e të Kosovës gjatë luftës për Liri!
Jam krenarë që bëmë sebashku me ndihmën e (Amerikës) Ushtrinë e Kosovës sa ishit ju kryeministër!

Ramush, ‘DREJTESIA DHE PAFAJSIA E ATDHEUT TONË KARSHI SERBISË’ janë me miliona shqiptarë dhe je ti.

Çlirimtarë e qytetarë të dërmuar që jeni lodhur me (Qeveri pas Qeverie) e që nuk po bëhet asgje për fatin e juaj në këtë atdhe, ndjejë keqardhje për këtë lajm!

Në fund Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërisë.

Labinot Tahiri Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera