Lajme

Labi dëshiron ta rikthej pasaportën e tij, kërkon mendimin e qytetarëve për këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 27 January 2020

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili po ashtu është edhe këngëtar i mirënjohur kosovarë i njohur si Labi, ka bërë një kërkesë për qytetarët e Kosovës.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook u ka kërkuar mendim qytetarëve të vendit në lidhje me pasaportën e tij të cilën dikur e kishte dorëzuar dhe kishte premtuar se nuk do ta përdorte atë deri sa të liberalizohet vendi.

Tahiri thotë se që nga ajo kohë ka qëndruar i izoluar në Kosovë, ashtu siç janë edhe qytetarët tanë.

-Advertisement-

Por sipas tij tani i duhet atij të udhëtoj jashtë vendit për të takuar biznese të ndryshme të cilat operojnë jashtë Kosovës për të mbushur Fondacionin e tij në mënyrë që t’i dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kanë sëmundje të ndryshme.

Ky është shkrimi i tij i plotë, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për të votuar se a duhet ta rikthej apo jo pasaportën e tij për të udhëtuar jashtë vendit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera