Lajme

LAA-ja, e gatshme për opozitë

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 21 June 2017

Përfaqësues të tri partive politike, LDK-së, AKR-së dhe AA-së, hedhin poshtë pretendimet për një përçarje të mundshme në mes vete. Madje këta janë të gatshëm që së bashku të mbesin në opozitë. Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se gjasat që deputetët e LAA-së të ikin drejt PAN-it janë të mëdha.

Pasi, sipas politologëve, LDK-ja tashmë ka ndarë mendjen të mbetet në opozitë gjatë katër vjetëve të ardhshme. Kjo i rrit mundësitë për një “pazar” të mundshëm mes PAN-it dhe deputetëve të tria partive në koalicionin LAA. Kurse ajo që mbetet deri më tani e pakontestuar është mundësia e një bashkëpunimi mes LAA-së e PAN-it, qëndrim të cilin vazhdojnë ta përsërisin çdo ditë tria partitë.

LAA-ja nuk do të shpërbëhet.

-Advertisement-

 Lëvizjet brenda koalicionit LAA drejt PAN-it i mohon nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj, e cila hedh poshtë çdo mundësi të përçarjes brenda LAA-së.

“Unë nuk po vërej që ka ndonjë përçarje, as deputetë që individualisht duan ta përkrahin ndonjë parti tjetër. Asgjë konkrete nuk ka, nuk është diskutuar, as nuk ka pasur sinjal prej asnjë kandidati për deputet që ka interes për të dalë. Momentalisht jemi fokusuar në certifikimin e rezultateve dhe me atë po merremi”, ka deklaruar Reshitaj, shkruan Zëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera