Rozë

La shkollën për të punuar si kasap! Brenda jetës luksoze të Nusret, nga avionët privatë te miqësia me personazhet e famshëm (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 29 September 2021

Për të ngrënë në një nga restorantet e Nusret Gokce duhet të kesh shumë para, pasi çmimet janë marramendëse. Së fundmi, ai ka hapur një restorant në Londër, ku është kritikuar nga banorët për faturën shumë të shtrenjtë.

Një ditë më parë, në mediat britanike u bë shumë virale një faturë nga restoranti i kuzhinierit turk, pasi për një biftek duhet paguar 630 paund. Si pasojë “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë Nusret, duke e nisur shkrimin nga fëmijëria deri te miqësia me shumë personazhe të famshëm.

Nusret, i cili tani ka miliona ndjekës për shkak të “Salt Bae”, ka një edukim modest me një familje aq të varfër sa i është dashur që të linte shkollën kur ishte vetëm 10 vjeç.

Por për shkak të restoranteve të shumta që ka hapur në disa vende të ndryshme të botës, 38-vjeçari ka një pasuri prej 38 milionë paund. Tashmë ai ka një super shtëpi në vendin e tij të lindjes Stamboll dhe një avion privat që e transporton atë midis restoranteve të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe në të gjithë SHBA.

“Videot e tij duke treguar aftësitë me thikë dhe mënyrën se si hedh kripën te bifteku, i kanë sjellë atij 11 milionë ndjekës. Ai pretendon se nuk ndalet me nga 1000 adhurues në ditë. Me kostumet e tij të errëta, syzet e diellit dhe puron gjithnjë të pranishëm, Nusret e ka quajtur veten “The Saltfather”, duke postuar parodi të shumta të filmit klasik mafioz “The Godfather””, shkruan “The Sun”.

Restorantet e tij janë të frekuentuara nga shumë personazhe të famshëm, ku përfshihen David Beckham, Cristiano Ronaldo dhe Leonardo DiCaprio.

La shkollën për të punuar si kasap! Brenda jetës luksoze

Kasap që në moshën 13-vjeçare

Djali i një minatori, Nusret ishte një nga pesë fëmijët e lindur dhe rritur në një periferi të vogël e të varfër, në lindje të Stambollit. Familja u detyrua që ta largonte nga shkolla për shkak të gjendjes së keqe ekonomike. E si pasojë atij iu desh që të punonte që në moshë të re.

Në moshën 13-vjeçare ka punuar si kasap, derisa më pas ai vendosi që të shkonte në Buenos Aiere në një mision për të mësuar sa më shumë rreth mishit. Ai punoi falas në restorante, duke ëndërruar që një ditë të bëhej kuzhinier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në vitin 2010, kur ishte 27 vjeç, Nusret arriti që të realizonte dëshirën e tij. Ai hapi restorantin e tij të parë Nusr-Et në lagjen Etiler të Stambollit dhe vetëm me tetë tavolina dhe 10 punonjës.

Pas takimit me biznesmenin turk, Ferit Sahenk, i cili ishte aq i impresionuar me vaktin e tij në restorant, i ofroi atij ndihmë. Si pasojë, Nusr-Et u hap në vende të ndryshme në Lindjen e Mesme, përfshirë Ankara, Doha dhe Dubai.

La shkollën për të punuar si kasap! Brenda jetës luksoze

Bifteku i tij i famshëm në “Instagram”

Fama e “Nusret Salt Bae” ndodhi pothuajse brenda një nate, në janar të vitit 2017. Ai postoi një video 36 sekonda, të cilën e quante “Bifteku Osman në Instagram”. Klipi e tregon atë duke prerë një biftek me kocka dhe duke bërë lëvizjen e tij të famshme të dorës për të hedhur kripën.

Këngëtari i famshëm, Bruno Mars, postoi videon në “Twitter” dhe u bë menjëherë virale duke marrë 2.4 milionë shikime brenda natës. E tashmë kjo video ka plot 17 milionë klikime.

Lëvizja e dorës dhe veshja e tij klasike u bënë uniforma e punës e “Salt Bae”, si dhe i dha titullin “kasapi më seksi në Instagram”.

La shkollën për të punuar si kasap! Brenda jetës luksoze

Miqësia me David Beckham dhe Leonardo DiCaprio

Suksesi i kuzhinierit turk arriti me zgjerimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me restorante në Dallas, Boston, Beverly Hills dhe Nju Jork, si dhe Mykonos të Greqisë.

Të famshëm përshirë Cristiano Ronaldon, David Beckham, DJ Khaled dhe Naomi Campbell, u dyndën në restorantet e Nusret. Këtyre yjeve iu bashkua edhe aktori i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i cili ka mbetur i mahnitur nga hedhja e kripës nga kuzhinier.

La shkollën për të punuar si kasap! Brenda jetës luksoze

Nëntë fëmijë me gra misterioze?

Pavarësisht se në rrjetet sociale shfaqet i rrethuar me vajza shumë të bukura, të cilat kanë vizituar restorantet e tij, e nuk ngurron që të flirtojë me to, misteri rrethon jetën e tij private.

Fotografitë e fundit nëpër rrjet të lënë të kuptohet se ai po takohet me modelen, Candy Denat, edhe pse më herët ai pretendonte se ishte shumë i zënë për një lidhje. Sipas tij, ai zgjohet në 3 të mëngjesit dhe fle vetëm pesë orë gjatë natës.

Por së fundmi Nusret postoi një foto ku shfaqej i rrethuar nga 9 fëmijë dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Burri që nuk kalon kohë me familjen e tij, nuk është një njeri i vërtet”.

Etiketa:

Të tjera