Sport

La Liga në Art Motion

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 12 May 2021

Dashamirët e futbollit spanjoll nga sezoni i ardhshëm do të mund t’i ndjekin ndeshjet e ekipeve të tyre të preferuara në platformën televizive, Art Motion.

Kjo kompani ka marrë të drejtat ekskluzive për transmetimin e La Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç La Ligës, Art Motion do të sjellë tek shikuesit edhe të gjitha ndeshjet e Copa di Italia dhe Wimbledon.

Artmotion do të transmetoj tre sezone të garës vjetore të kupës italiane në futboll, Copa di Italia.

Gjithashtu turneu më i vjetër i tenisit në botë, që konsiderohet më prestigjiozi, Wimbledon do të transmetohet nga kjo verë, e deri më 2024.

Të gjitha këto Art Motion do t’i transmetoi në bashkëpinim me Kujtesën nga viti 2021 deri në 2026. /Gazeta inFokus/

Të tjera