Shëndetësi

Kylie përgjegjëse për rritjen e numrit të vajzave që kanë mbushur buzët

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 10 August 2017

Si një nga adoleshentet më të famshme në botë, Kylie Jenner, cakton disa nga trendet botërore.

Qoftë mënyra se si grimohet, fustani i fundit që ka veshur apo edhe procedurat kirurgjike.

Kylie për herë të parë kishte mbushur buzët në moshën 16 vjeçare, e më pas për procedura të tjera kishte takuar doktorin Simon Ourian.

-Advertisement-

E ky i fundit ka thënë që Kylie është përgjegjëse për rritjen e numrit të vajzave të reja, të cilat kërkojnë të realizojnë procedura estetike.

“Kur ajo foli për herë të parë për procedurë kozmetike, unë pash një trend tek vajzat e reja të cilat menjëherë filluan të kërkonin dukje më të bukura. Unë kam trajtuar plot yje më parë, mirëpo pak nga ata ishin të guximshëm të tregonin sekretet e tyre në mënyrë kaq transparente. Influenca e saj ishte shumë e madhe sa që një gjë që dikur ishte tabu, tash është trend. Njerëzit tani dëshirojnë të lëvdohen me atë se sa shumë i kanë mbushur buzët” ka thënë Ourian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera