Rozë

Kylie Minogue, e mrekullueshme pranë partnerit te saj

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 01 November 2018

Këngëtarja me famë botërore, Kylie Minogue, ka postuar si rrallë herë në rrjetin social “Instagram” fotografi, ku shfaqet me partnerin e saj Paul Solomons, i cili është edhe shefi i revistës “GQ”.

Ata kanë gjashtë muaj që kanë nisur një marrëdhënie të re, por sipas burimeve të së përditshmes britanike ‘Daily Mail’ çifti është shumë i lumtur dhe lidhja e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë.

Në fotografitë që ajo ka postuar, ndodhen në një event në Londër dhe vlen për tu përmendur se çifti duket i mrekullueshëm.

-Advertisement-

Këngëtarja 50-vjeçare di gjithnjë si të duket mahnitëse. Ashtu ka bërë edhe kësaj here, ku është shfaqur e mrekullueshme me fustanin e saj të shndritshëm të gjatë. J.K

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera