Rozë

Kylie dhe Kendall zgjidhin problemet me fotografin e Tupac

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 05 April 2018

Kylie dhe Kendall Jenner kanë hedhur pas krahësh një betejë ligjore me fotografin e Tupac, Michael Miller.

Ai i kishte paditur vajzat për përdorimin e fotografive të Tupac, të cilat i kishte realizuar vetë, nëpër bluzat për linjën e tyre të rrobave.

Të dyja palët janë pajtuar që të paguajnë faturat ligjore për vete, megjithatë nuk dihet se çfarë shume është shkëmbyer kur kanë arritur marrëveshjen lidhur me padinë.

-Advertisement-

Kylie e Kendall i kishin larguar shpejt nga tregu bluzat ku ishte përdorë fotografia e Tupac. Ato janë paditur ngjashëm edhe për përdorimin e fotografive të Notorious BIG.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera