Rozë

Kylie arrin 100 milionë ndjekës në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 12 December 2017

Kylie Jenner përjetoi një moment të rëndësishëm në Instagram.

20-vjeçarja arriti 100 milionë ndjekës në rrjetin e mediave sociale, transmeton Klan Kosova.

Numri i madh i ndjekësve duket se vjen si një tronditje edhe për vetë Kylie, pasi ajo shfrytëzoi Twitter-in për të folur për këtë arritje.

-Advertisement-

“100 f**cking milion në Instagram. Ky është një numër i madh i njerëzve”, shkroi ajo së bashku me një emoji në formë të zemrës.

Kylie së fundi i është shmangur publikut pas lajmeve se ajo po pret fëmijën e saj të parë, por ende nuk e konfirmuar e as mohuar lajmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera