Lajme

“Kyçen” burgjet, nuk ka leje për festat e fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 25 December 2017

Me urdhër të drejtorit Arben Çuko drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit.
Pezullimi është marrë për arsye sigurie. Lejet janë pezulluar duke nisur që nga dita e djeshme deri më 3 janar të vitit që po afrojmë.

Kujtojmë se rasti më i fundit ka qenë ai i Artan Koçekut, i cili vrau disa ditë më parë Angjelin Shkambin në Shkodër, fill pas lejes që mori për të dalë nga burgu.

Këtë vit gjithashtu për të burgosurit nuk ka patur asnjë lloj amnistie, fakt ky i cili erdhi si rrjedhojë e vrasjes së Fildes Hafizit nga ish bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i cili ishte dhe njëri ndër përfituesit e aministisë së vitit të kaluar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera