Sport

Ky televizion kosovar e transmeton falas super ndeshjen mes Bayern Munchenit dhe Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 08 December 2021

Bayern Muncheni dhe Barcelona takohen sonte në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo super përballje nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Alliazn Arena’ në Munchen.

Bayern Muncheni tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garës më prestigjioze për klube në Evropë, kurse Barcelonës i duhet fitorja për ta bërë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Katalunasit kalojnë në 1/8 e finales edhe në rast se humbi, por Benfica duhet të humbas ose barazoj ndaj Dynamo Kyivit.

Ndeshjen mes Bayern Munchenit dhe Barcelonës përveç në Art Sport mund ta shikoni drejtpërdrejt dhe falas edhe në Klan Kosova.

Ballafaqimi i parë i tyre i luajtur në ‘Camp Nou’ kishte përfunduar me rezultat 3-0 në favor të ‘Bavarezëve’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera