Sport

Ky televizion kosovar e transmeton drejtpërdrejt ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 16 November 2021

Kombëtarja e Kosovës U21 dhe ajo e Shqipërisë U21 takohen sonte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘EURO 2023’, shkruan Gazeta inFokus.

Ballafaqimi ndërmjet kosovarëve dhe shqiptarëve nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përballjen mes ‘Dardanëve’ dhe ‘Kuqezinjve’ e transmeton drejtpërdrejt platforma Artmotion, saktësisht kanali Art Sport 1.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kompania në fjalë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

Më poshtë keni njoftimin e Artmotion./Gazeta inFokus/

Të tjera