Sport

Ky televizion kosovar e transmeton drejtpërdrejt dhe falas ndeshjen mes Kosovës dhe Jordanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 10 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte mbrëma do ta luaj një ndeshje miqësore, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë nikoqir të Jordanisë, takim ky që do të zhvillohet para se kosovarët të përballen me Greqinë, në duelin e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kjo përballje e karakterit miqësor do të luhet sonte nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

-Advertisement-

Ballafaqimin mes Kosovës dhe Jordanisë mund ta shikoni drejtpërdrejt dhe falas në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe, Kosovën në këtë ndeshje do të drejtoj trajneri i përkohshëm, Primoz Ghila, i cili po e zëvendëson Bernard Challandesin e shkarkuar muajin e kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera