Lajme

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 September 2017

Kosova ditët e ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar.

Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera