Sport

Ky sulmues pritet ta zëvendësoj Griezmannin te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 31 August 2021

Antoine Griezmann në ditën e fundit te afatit kalimtar të transferimeve u largua nga Barcelona për tu rikthyer pas dy viteve te Athletico Madridi, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi francez është huazuar te ish-skuadra e tij për një sezon me mundësi blerje vitin tjetër prej 40 milionë eurove.

Pas largimit te Griezmannit katalunasit tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi.

-Advertisement-

‘Blaugranët’ tashmë i kanë venë syrin qendërsulmuesit te Sevillas, Luke de Jong.

Thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me futbollistin dhe tani shumë shpejtë pritet te arrihet marrëveshja edhe me klubin e Sevilllas./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera