Ky studim zbulon pse burrat ndihen të trishtuar, irrituar dhe të ftohtë pas seksit
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 22 June 2020
Gati gjysma e burrave raportojnë se ndjehen të trishtuar, të irrituar dhe të ftohtë pas seksit dhe pretendojnë se përjetojnë “disfori post-koitale”, zbulon një studim i ri.
Studimet deri tani kanë zbuluar se ky fenomen ndodh vetëm tek gratë, por ky i fundit mund të jetë një zbulim i errët edhe për meshkujt.
“Ne kishim kryer hulumtime mbi PCD (disfori post-koitale ) tek gratë, dhe përqindja e tyre që e përjetonin këtë fenomen ka qenë shumë e madhe”, shprehet për Newsweek, autori i studimit studimit Robert Schweitzer, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Teknologjisë në Queensland.
Hulumtimi i Schweitzer vëzhgoi 230 gra dhe zbuloi se 46 përqind kishin përjetuar simptoma të PCD siç janë nervozizmi dhe të qara pas seksit të paktën një herë në jetë. Studimet tregojnë se PCD mund të lidhej me stresin psikologjik ose abuzimin seksual që në fëmijëri. Nga përvoja e punës së tij me burra dhe gra si psikolog klinik, Schweitzer vuri re se edhe burrat po raportonin ndjenja të ngjashme pas seksit, dhe filloi të dyshonte se PCD tejkalon barrierat gjinore.
Për ta provuar këtë, Schweitzer dhe kolegët e tij kërkuan që 1,208 burra në Australi, Zelandë të Re, Britani të Madhe, SH.B.A., Rusia dhe Gjermania të plotësojnë pyetësorë anonimë në internet për ndjenjat e tyre pas seksit. Në përgjithësi, 41 përqind e burrave thanë se kishin përjetuar simptoma të PCD në një moment të jetës së tyre, të cilat vinin nga mos dëshirimi për t’u prekur dhe dëshira për të ikur nga dhoma, ndiheshin të bezdisur, nuk kishin emocione, madje ndiheshin dhe bosh. Deri në 20 përqind të burrave raportuan se kishin një formë të PCD brenda muajit të kaluar dhe 3 deri në 4 përqind e ndjejnë atë rregullisht. Ngjashëm me hulumtimet e kaluara për gratë, PCD ishte e lidhur me shqetësime psikologjike, abuzim seksual që në fëmijëri dhe mosfunksionim seksual.
Studimi nuk ka krahasuar burrat beqarë me burrat e martuar, ose burrat me fëmijë, kështu që është e paqartë nëse marrëdhëniet afatgjata ose rënia e testosteronit i vë burrat pak a shumë në rrezik. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se njerëzit nuk duhet të kenë patjetër traumë nga fëmijëria ose shqetësime psikologjike për të pasur PCD. Thjesht mund të jetë një kthim i ashpër nga një rritje hormonale gjatë seksit.
Schëeitzer pajtohet që ende nuk dihet shkaku i PCD tek burrat, dhe këto gjetje paraprake kryesisht kanë për qëllim identifikimin e kushteve për studime në të ardhmen. Sidoqoftë, ai është mjaft i sigurt se trishtimi, nervozizmi dhe shqetësimi pas seksit nuk janë pasqyrim i ndonjë problemi të veçantë në marrëdhënie.
“Duket se ekzistojnë një varg faktorësh, përfshirë ndjeshmërinë gjenetike, faktorët e mundshëm hormonalë dhe faktorët psikologjikë potencialisht, të cilët ne nuk i kuptojmë në këtë kohë,” shtoi ai. “Ne nuk mendojmë se ka të bëjë me marrëdhëniet, por me diçka më komplekse.”
Të tjera
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen tek ne
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...