Lifestyle

Ky stilist nxjerr në shitje çantën e bërë nga shtylla kurrizore e një njeriu, shkakton zemërim në popull

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 April 2020

Një stilist indonezian ka nxjerrë në shitje një çantë e cila është bërë nga lëkura e krokodilit dhe nga shtylla kurioze e një njeriu, i cili thotë se këto burime i kanë ardhur nga tepricat mjekësore të Kanadasë.

Ky artikull shkaktoi shumë zemërim në internet dhe e shtyu Insider të zbulojë gjithçka që është e mundur në lidhje me artikullin.

Kjo çantë është bërë nga stilisti i famshëm Arnold Putra e cila doli në shitje në vitin 2016. Ekspertët thanë për Insider se ata besojnë se është vërtet e bëra nga shtylla kurizore e një njeriu, pra është origjinale.

-Advertisement-

Ky stilist bën një jetë mjaft luksoze, ai njihet si një nga “Rich Kids of Instagram” dhe në vitin 2017, ai u përshkrua si një nga “koleksionuesit më të frytshëm të makinave në Indonezi” nga Tatler Indonesia.

Në llogarinë e “Instagramit” @byarnoldputra përshkruhet se çanta është bërë nga shtylla kurrizore e një fëmije të tërë që kishte osteoporozë”.

Insajderi kontaktoi dy osteopatë për fëmijë dhe u tregoi atyre foto të çantës. Të dy thanë se është pothuajse me siguri një shpinë e vërtetë njerëzore, por nuk ranë dakord nëse i përkiste një fëmije.

Mesa duket historia e kësaj çante u harrua ndërkohë që vitet kalonin, derisa në 23 mars një student 19-vjeçar i quajtur Maxim postoi foto me çantën e Arnold Putra në Tëitter dhe riktheu vëmndjen e të gjithëve dhe duke shkaktuar zemërim të madh tek ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera