Lajme

Ky shtet zotohet të ndihmojë vendet të ndalojnë përdorimin e naftës ruse

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 27 March 2022

Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.

Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson tha se shumë vende janë të përkushtuara “të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus”.

-Advertisement-

Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 000 fuçi naftë shtesë.

Kompania më e madhe e gazit në vend, Enbridge, i tha BBC-së se është “e përgatitur të bëjë atë që mundemi për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën”. /Euronews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera