Lajme

Ky shtet rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 24 May 2022

Suedia është duke rekomanduar dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare, kanë thënë autoritetet të martën, duke shtuar që shteti “duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”.

“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, ka thënë ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren, duke shtuar se pandemia nuk ka përfunduar.

“Në përgjithësi, rreziku i sëmurjes serioze është i vogël për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, të cilët janë vaksinuar me tri doza, mirëpo rreziku rritet me moshën dhe ndryshon varësisht nga grupi”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, shefe e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik.

-Advertisement-

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia nuk ka vendosur masa kufizuese.

Ky vend nuk ka zbatuar kurrë masa izolimi, dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në përgjegjësi individuale./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera