Ky shtet raporton shpërthimin e një sëmundjeje të re infektuese
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 16 June 2022
Koreja e Veriut ka raportuar të enjten shpërthimin e një sëmundjeje të paidentifikuar në një rajon bujqësor, sipas Al jazeera.
Lideri Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.
Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.
“Kim ka theksuar nevojën e mbajtjes në kontroll të epidemisë sa më shpejt që të jetë e mundur,”ka thënë KCNA.
Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me fecen e personit të infektuar.
Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa very-koreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus. Koreja Veriore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet po përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve tjera.
Agjencia për spiunim e Koresë Jugore, u ka thënë ligjvënësve se sëmundjet që barten përmes ujit, siç është tifoja, janë përhapur në Korenë e Veriut edhe para se të shpërthente koronavirusi. /abcnews.al
Të tjera
-
Policia në kërkim të dy personave për vjedhje në kryeqytet
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy ...
-
Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë caktuar datat për mbajt...
-
Nën masa të rrepta të sigurisë tre teṛṛọristët e Banjskës rikthehen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
Pas përfundimit të seancës fillestare lidhur me rastin e sulmit terrorist në ...
-
Gjest për t’u vlerësuar apo i rremë? Polemika në SHBA, Trump i jep 100 dollarë një nëne për të paguar faturën e saj të ushqimeve
Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ndihmoi një nën...
-
Paraqitet në seancë të mbyllur dëshmitari i 90-të në rastin Thaçi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë...
-
Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë
KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashku...
-
Ndërpritet seanca për sụlmin në Banjskë, vazhdon me 9 tetor
Sot seanca e cila ishte caktuar për shqyrtimin fillestar lidhur me rastin e s...
-
“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinọni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e ...
-
Djegiạ e vilës së deputetit Bajqinovci, deklarohen nga Prokuroria
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet për djegi...
-
Gjykata do t’i drejtohet Supremes për t’a vërtetuar se a mund të nis gjykimi në mungesë kundër Radojiçiqit dhe të arratisurve të tjerë
Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ve...
-
Rohde kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të b...
-
“Perëndimi po armatos Kosovën”, Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA
Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA! Ishte ky mesazhi që përcolli n...