Lajme

Ky shtet përballet me temperatura deri në 43 gradë celsius

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 June 2022

Shërbimi i motit i Spanjës thotë se një masë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut solli të dielën valën e parë të madhe të të nxehtit të në këtë shtet, me temperatura që priten të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Agjencia e motit “Aemet” tha se zonat më të nxehta do të jenë në Spanjën qendrore dhe jugperëndimore.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të mërkurën, tha agjencia.

-Advertisement-

Moti 43 gradë ishte parashikuar për qytetet jugore të Seviljes, Kordobës dhe Badajozit.

Meteorologët thanë se temperatura në Madrid mund të arrijë 38 gradë celsius, shumë mbi mesataren për fillim të qershorit.

Temperatura më e lartë e parashikuar në Barcelonë bregdetare ishte 32 gradë celsius./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera