Lajme

Ky shtet ndalon vaksinimin kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 29 April 2022

Danimarka është bërë vendi i parë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid. Mediat e huaja bëjnë me dije se një vendim të tillë e ka marrë pasi autoritetet bëjnë me dije se tashmë virusi është nën kontroll.

“Pranvera ka mbërritur, mbulimi i vaksinave në popullatën daneze është i lartë dhe epidemia është kthyer mbrapsht. Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë tani po i jep fund përpjekjeve të gjera të vaksinimit kundër Covid-19 për këtë sezon,” ka thënë Autoriteti Shëndetësor danez.

Ndër të tjera ai ka theksuar se duke filluar nga 15 maji qytetarët nuk do të ftohen më që të bëjnë vaksinën. /abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera