Lajme

Ky shtet dëbon 10 diplomatë rusë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 18 March 2022

Bullgaria është duke dëbuar 10 diplomatë rusë, duke thënë se ata kanë kryer aktivitete që konsiderohen në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik.

Ministria e Jashtme bullgare ka thënë përmes një deklarate më 18 mars se u ka dhënë 10 diplomatëve 72 orë për t’u larguar nga shteti.

Në deklaratë nuk janë dhënë hollësi për arsyet e dëbimit, mirëpo prej kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, ambasadori rus në Sofje ka bërë vazhdimisht deklarata kontradiktore rreth pozicionit të Bullgarisë në konflikt.

-Advertisement-

Ministria nuk ka thënë po ashtu se kush është në listën e të dëbuarve./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera