Lajme

Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 03 December 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar temperaturat që nesër pritet të mbretërojnë në Kosovë.

IHMK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, shkruan lajmi.net.

Temperaturat do lëvizin mes -4 dhe 4 gradë celsius.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë. Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera