Sport

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 12 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta luaj sonte ndeshjen e parafundit për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të takohet me Gjeorgjinë, kombëtare të cilën e kishin mposhtur një muaj me parë në udhëtim me rezultat minimal 1-0.

Ballafaqimi mes kosovarëve dhe gjeorgjianëve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

-Advertisement-

Për këtë përballje trajneri Bernard Challandes pritet t’i bëjë dy ndryshime në formacion nga ndeshja me Suedinë.

Në vend të Florent Hadërgjonajt, i cili është i suspenduar me kartonë pritet të luaj Betim Fazliji, kurse në mesfushë Zymer Bytyqi do të zëvendësohet nga Bersant Celina.

Më poshtë keni formacionin e mundshëm të kombëtares së Kosovës për ndeshjen me Gjeorgjinë.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Dresevic, Loshaj, Celina; Rashica, Rashani, Muriqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera