Lajme

Ky person gënjeu se i vdekuri votoi në Gjilan (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 11 June 2017

Prokuroria e Shtetit i ka trajtuar me urgjencë raportimet e një qytetari të Gjilanit i cili pretendonte se dikush kishte votuar në emvr të kushëririt të tij të vdekur, Shaip Robellit.

KALLXO.com raportoi më herët se një qytetar kishte protestuar në qendrën e votimit me arsyetimin se kushëriri i tij i vdekur kishte votuar.

Me ankesën me urgjencë është marrë prokuroria e Gjilanit.

-Advertisement-

 Prokurori Arben Kadriu në një komunikim me KALLXO.com ka njoftuar se personi i quajtur Shaip Robelli ka votuar është person i gjallë.

“Të njëjtin e kemi gjetur, e kemi sjellë në vendvotim dhe e ka vërtetuar se është nënshkrimi i tij dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Kadriu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera