Fun & Video

Ky pëllumb në Turqi është më i shtrenjti në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 23 October 2018

Një pëllumb në Turqi i pagëzuar si “Mbreti”, është vlerësuar me 100,000 lira (rreth 15,300 euro).
Pronari i tij refuzon të japë, pavarësisht ofertave tunduese. Atij madje, në këmbim të pëllumbit Mbret i kanë dhënë në dorë edhe çelësat e një makine luksoze, të cilën sërish e ka refuzuar.

Të apasionuarit pas pëllumbave i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij lloji, i cili me pamjen e tij tërheq vëmendje të madhe në tregun e tyre.

Ngjyra dhe karakteristikat e tjera fizike ndikojnë direkt në çmim. Erkan Turkoglu e bleu Mbretin vitin e kaluar nga kreu i Shoqatës për Mbrojtjen dhe Mbarështimin e Zogjve në Adiyaman.

-Advertisement-

Ai thotë se shumë njerëz e duan këtë pëllumb të moshës 2.5 vjeç. Turkoglu tha se disa i kanë shuma të majme, por nuk është dorëzuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera