Ky mund të jetë rreziku më i madh për fëmijët gjatë gjumit të drekës
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 29 July 2021
Në këto ditë të nxehta, këshilla e një nëne, bëhet edhe më e vlefshme për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve. Mamaja e re po paralajmëron prindërit e tjerë për rreziqet e goditjes nga i nxehti, edhe nëse fëmijët nuk kanë qenë jashtë në diell.
Jessica Abma postoi në Facebook një foto të vajzës së saj të vogël, Anastasia, me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë prindërit.
Nëna rrëfen se ka përjetuar “momentin më të frikshëm që mund të kishte imagjinuar”, kur shkrepi këtë foto të vajzës. Ajo shpjegon se vajza ishte duke vuajtur disa simptoma të goditjes nga i nxehti.
Jessica kishte vajtur të kontrollonte vajzën, e cila ishte duke marrë një sy gjumë gjatë drekës, por nuk mundi ta zgjonte për 20 minuta dhe iu desh të telefononte shërbimet e urgjencës. Ajo kishte frikë se mos vajza e saj e vogël kishte pësuar goditje nga i nxehti, edhe pse nuk kishte dalë në diell.
“Anastasia ishte duke marrë një sy gjumë”,- shpjegon ajo. “Nuk e dija sa nxehtë ishte në dhomën e gjumit derisa shkova për ta zgjuar vajzën, e cila kullonte në djersë, i ishte skuqur fytyra dhe nuk munda ta zgjoja. Na u deshën rreth 20 minuta që ta zgjonim”,- tregon ajo. “Është një leksion i mirë prej të cilit mund të mësojnë edhe prindërit e tjerë, të cilët duhet të sigurohen që të kontrollojnë dhomat në shtëpi, sepse mund të bëhen edhe më të rrezikshme se një makinë e nxehur në diell.
Akoma jam e shokuar dhe nuk mund ta imagjinosh se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do ta kontrolloja vajzën”,– e mbyll Jessica rrëfimin e saj.
Postimi është shpërndarë më mijëra herë dhe ka marrë një sërë reagimesh që nga momenti që ajo e shpërndau në faqen e saj në Facebook.
Të tjera
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...