Lajme

Ky mot e pret Kosovën ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 29 March 2022

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera