Lifestyle

Ky luan jeton si “mbret” në shtëpinë e 33-vjeçarit

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 28 May 2019

Shumica e njerëzve pranojnë që macja e tyre e përkëdhelur të shtrihet në këmbët e shtratit. Por një 33-vjeçar i ka kaluar kufijtë, duke e ndarë banesën me një luan. Zulkaif Chaudhary, nga qyteti Multan, Pakistan, e bleu këlyshin gjashtë muaj më parë dhe e ka lejuar mbretin e xhunglës të jetojë në shtëpinë e tij me ajër të kondicionuar. Babbar çdo ditë ushqehet me mish të përpunuar.

Pavarësisht se ka një djalë dyvjeçar, ai thotë se kurrë nuk do ta lidhë me zinxhir luanin. Chaudhary tha:- “Ai është si fëmija im. Ishte dy muajsh kur e mora dhe ka jetuar me mua për gjashtë muaj. Nuk e diskutova kurrë me familjen time që do të merrja në shtëpi një luan, por të gjithë ishin shumë të lumtur kur e panë.

Të gjithë vijnë për të takuar çdo ditë. Nuk jam i shqetësuar se ai do të na sulmojë. Edhe djali im vjen për të luajtur me të. Unë kam bërë një zonë të veçantë për të dhe ai ka shtratin e tij për të pushuar dhe një kondicioner për të qëndruar i freskët”

-Advertisement-

Chaudhary pretendon se ai ka leje nga autoritetet për të mbajtur luanin në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera