Sport

Ky lojtar do të jetë kapiten i Kosovës në miqësoren ndaj Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të luaj ndeshje miqësore me Suedinë, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi nisë nga ora 15:45 (sipas kohës tonë lokale) dhe zhvillohet në Doha të Katarit.

Për këtë duel luksi trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollist që luajnë në Superligë.

-Advertisement-

Por, siç behët e ditur kapitën i ‘Dardanëve’ sot do të jetë mesfushori që grumbullohet rregullisht, Herolind Shala.

Shala pritet ta bartë shiritin e kapitenit dhe ta organizoj lojën e Kosovës.

Challandes prej futbollisteve të ftuar, Shalën e konsideron lider dhe për këtë arsye ka vendosur ta bëjë edhe kapiten për këtë ndeshje.

Numri 5 i Kosovës ka qenë kapiten edhe në miqësoren ndaj Danimarkës, ndërsa një statistikë interesante e Shalës është se sa herë ka qenë në fushën e lojës, Kombëtarja e Kosovës nuk ka pësuar asnjë humbje nën drejtimin e Challandesit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera