Sport

Ky lojtar do ta zëvendësojë Messin ndaj Interit

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 24 October 2018

Me fillim nga ora 21:00, Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Interin, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për grupin B në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje, trajneri Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në lojtarin kryesor të ekipit, Lionel Messi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, do të mungojë shkaku i një lëndimit të pësuar në fundjavë në fitoren 4:2 ndaj Sevillas.

-Advertisement-

Por, trajneri Valverde ka gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Messin në ndeshjen e vështirë kundër Interit.

Mediet në Spanjë raportojnë se do të jetë Ousmane Dembele, lojtari që do t’i duhet ta “bëjë Messin” kundër Interit.

Dembele këtë sezon ka një paraqitje për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar edhe një gol në fitoren 4:0 ndaj PSV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera