Lajme

Ky ‘lider’ e fotografoi veten në secilin hap gjatë votimit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 11 June 2017

Avdullah Hasani, që pretendon se është kryetar i të rinjve të Kosovës, ka votuar në një qendër votimi në Prishtinë.

Kryetari i Rinisë Evropiane të Kosovës ka njoftuar vetë se e ka kryer votimin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Madje, ai këtë moment është përkujdesur që ta ketë të shkrepur në disa fotografi të secilit hap gjatë votimit.

Ky është njoftimi i plotë: 

-Advertisement-

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani  ka kryer obligimin e tij qytetar duke votuar në zgjedhjet e 11 qërshorit, gjatë procesit të votimit, Hasani ka përsëritur thirrjen e tij  që të rinjtë e Republikës së Kosovës të dalin masivisht në zgjedhjet e 11 qershorit për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre.

Presidenti i rinisë, Avdullah Hasani ka thënë se duke qenë pjesëmarrës në këto zgjedhje të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës bëhen zë i fuqishëm i vendosjes së kërkesave lidhur me objektivat dhe projektet e të rinjve në të ardhmen.

Andaj ftojë të rinjtë e vendit që të dalin të dielën në zgjedhje dhe të vulosin fatin e tyre.

Hasani po ashtu tha se “duke i votuar kandidatët potencial të rijnë në moshë të rijnë afrohen në të ardhmen në strukturën e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, e që deri më tani le shumë për të dëshiruar”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera