Lajme

Ky lajm do ta gëzoj Sami Lushtakun, por jo edhe Nuredin Lushtakun

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 16 August 2017

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tashmë ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryetar të Skënderajt. Edhe pse nuk është bërë publike, vendimi tashmë ekziston.

Sami Lushtaku do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Skënderajt. Burime të sigura brenda PDK-së në qendër, kanë bërë me dije për Magazina.al se Lushtaku është përgjedhja e Kadri Veselit për të udhëhequr me komunën e cila njihet si baza më e fortë e PDK-së.“Vendimi për Sami Lushtakun është definitiv. Pritet vetëm të bëhët zyrtar”, ka thënë për Magazina.al një burim brenda PDK-së.

Merret vesh se kryetari i Skënderajt fillimisht ka refuzuar kandidaturen duke qenë se edhe më herët kishte deklaruar se më nuk do t’i hyjë gares, por ka qenë insistimi i udhëheqësve të partisë që ajo të garojë edhe në këtë mandat.

-Advertisement-

Duke e parë se disa figura, sic janë Nuredin Lushtaku, Faruk Geci, Fadil Nura dhe Mihane Bekteshi janë përmendur si kryetar të ardhshëm të Skënderajt, PDK sipas burimeve të Magazina.al ka realizuar një sondazh; rezulati i të cilëve ka nxjerrë të pakonkurrencë Sami Lushtakun.

Prandaj partia në qendër ka këmbëngulur që Lushtaku të jetë i përzgjedhuri dhe se kandidatura e tij është e vetmja që mund të ndikojë në tensionet eventuale brenda degës së PDK-së në Skënderaj.

Megjithatë tensionet duket se do të ketë edhe në këtë degë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera