Fun & Video

Ky kopsht zoologjik ofron në atraksion të paparë deri më tani: dinozaurë robotikë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 20 July 2017

Një kopsht zoologjik në Londër është duke ofruar një atraksion të famshëm këtë verë: dinozaurë robotikë

Vizitorët do t’i shohin kopje robotike të dinozaurëve të epokës Mesozoike, përfshirë T. Rex dhe Triceratops, të cilët vlerësohet se jetuan para 65 milionë viteve, transmeton Express.

Dinozaurët robotikë lëshojnë zëra dhe bëjnë lëvizje që i imitojnë dinozaurët e vërtetë. Madje disa edhe edhin ujë nga goja apo i spërkasin kalimtarët.

-Advertisement-

Informatat rreth zhdukjen masive të dinozaurëve janë të shpërndara nëpër këtë kopsht zoologjik në veri të Londrës. Në fund, vizitorët “dërgohen” mbrapa në kohët moderne me një video për speciet e rrezikuara, zhdukjet e fundit dhe përpjekjet për t’i mbrojtur.

Ekspozita në këtë kopsht zoologjik hapet këtë të shtune dhe vazhdon deri më 3 shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera