Lajme

Ky kandidat për kryetar Komune mori vetëm 26 vota

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 31 October 2017

Pesë kandidatë për kryetar të komunave të ndryshme në Kosovë nuk arritën t’i marrin as 100 vota në komunat e tyre përkatëse.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Nga këto rezultate, kandidati me më së paku vota del të jetë Shaip Shala, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Suharekës, i cili u votua vetëm nga 26 persona.

Sipas shifrave zyrtare, KALLXO.com liston 5 kandidatët për kryetar komune me më së paku vota në këto zgjedhje:

-Advertisement-

Shaip Shala, kandidat i pavarur për Suharekë – 26 vota.

Afër qëndron Ylber Islami, kandidat i pavarur për Komunën e Fushë Kosovës, i cili grumbulloi 40 vota.

Pastaj vjen Naser Shabani i kandiduar nga Partia Demokratike e Kosovës për Komunën e Kllokotit, me 57 vota.

Një më shumë mori Riza Kruezi, po ashtu i pavarur për Komunën e Mamushës.

Dhe, i pesti, Selajdin Bytyqi, kandidat i pavarur për Komunën e Malishevës, i cili grumbulloi 81 vota .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera