Lajme

Ky kandidat për deputet i LDK-së akuzon se iu kanë vjedhur votat nga partia

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 14 October 2019

Pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë filluar edhe akuzat për vjedhje të brendshme të votave.

E këto akuza kanë prekur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kandidati për deputet i kësaj partie, Fitim Havolli, fajin kryesor për këto vjedhje brenda partisë po ja lë komisionierëve

-Advertisement-

Havolli në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ka fakte se komisionarët kanë bërë jo vetëm gabime teknike, por edhe aso politike.

“Gabimet e mëdha në çdo rinumërim të kutive me formularë të dorëzuara në KQZ , japin indikacione të mëdha për rinumërimin e gjitha kutive në secilin vend! Rinumërimi i votave për kandidatët brenda partive vetëm sa i fuqizojnë ata/ato, por ka edhe shumë të tjerë që pritet të dalin fitues! Në secilën kuti ka ndryshime të votave në rinumërim”, ka shkruar Havolli.

 

Ai ka thënë se “ka gabime teknike, por ka edhe gabime politike”.

 

“Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri!”, ka thënë Havolli, teksa ka thënë se po jep edhe një shembull për ilustrim, e duke tërhequr vërejtjen se në secilën kuti ka të tilla gabime.

 

“Nëse rinumërohen të gjitha kutitë, një 10-she e kandidatëve mund edhe të jetë e tillë, të tjerët do të lëvizin nga pozicionet e dala nëpër gazeta të ndryshme! Unë pres rezultatin preliminar të KQZ-së, pastaj do ngrehim shqetësimet tona faktike bashkë me shumë kolegë të tjerë”, ka thënë Havolli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera