Fokus

Ky ishte vendimi i madh i Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 26 March 2020

Një nga vendimet e Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit, i cili do të mbahet mend është shkarkimi i bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar pati bërë me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar, shkruan gazeta inFokus.

“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, pati thënë ministrja Hajdari.

-Advertisement-

Ky ishte cilësuar vetëm si fillim i aksionit të Qeverisë si aksionare në Ndërmarrjet Publike, nga  zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij shkarkimet po bëhen me qëllim të shpëtimit të ndërmarrjeve publike nga falimentimi.

“Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto ndërmarrje”, pati shkruar Hoti në llogarinë e tij në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera