Sport

Ky ishte shpërblimi që morën futbollistët e Trepçës ‘89 pas mbetjes në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 04 August 2020

Klubi i Trepçës ’89 në ndeshjen e fundit kampionale arriti që ta siguroj mbetjen në Superligë edhe për sezonin tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

‘Minatorët’ e mposhtën Prishtinën me rezultat 2-1, në duelin e fundit të zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Për këtë sukses në fund të kampionatit futbollistët e 89-shit u shpërblyen duke i marrë të gjitha pagat.

-Advertisement-

Klubi i Trepçës ’89 nuk i ka mbetur borxh asnjë lojtarit, duke ia kryer të gjithëve obligimet financiare.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar presidenti i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Për mbetje në elitën e futbollit kosovar futbollistët nuk kanë marrë premia, por ne si klub ia kemi dalë që në këtë kohë krizë ti kryejmë të gjitha obligimet financiare ndaj tyre, pra klubi i Trepçës ’89 nuk i ka borxh asnjë lojtarit”, deklaroi Zeka.

Trepça ’89 arriti që tri ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Llapit, Feronikelit dhe Prishtinës ti fitoj dhe siguroi Superligën edhe për vitin tjetër pasi Gjilani e mposhti Flamurtarin, të cilin e dërgoi në Ligën e Parë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera