Lajme

Ky ishte qëllimi i aksionit të sotëm të Doganës në veri të vendit

Autori: Islam Morina 18:15 | 25 December 2021

Për operacionin e sotëm në tri lokacione, përfshirë edhe veriun e vendit është deklaruar edhe Dogana e Kosovës, e cila ka treguar qëllimin e këtij aksioni.

Ata kanë thënë se ky aksion kishte për qëllim kontrollin e bizneseve që operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në Zupce dhe një në Uglar, nën dyshimin për shmangie nga tatimi, shkruan Gazeta Infokus.

Dogana ka njoftuar se operacioni ka kaluar pa incidente dhe se në bashkëpunim me organet kompetente do të vazhdojnë të ushtrojnë kontrolle në bazë të detyrës zyrtare për të parandaluar veprimtaritë ilegale në gjithë Kosovën.

-Advertisement-

Komunikatë për media

“Prishtinë 25 dhjetor 2021 oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit.

Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.

Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve pë shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident.

Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera