Fokus

Ky ishte personi që bëri fotot e sulmit mbi Jasharët e që bënë kthesën e madhe në luftën çlirimtare

Autori: Islam Morina 22:49 | 22 April 2022

Ish – komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës, Bekim Shyti, ka treguar historinë interesante se si ai i kamufluar si gazetar suedez arriti të xhirojë dhe fotografojë ngjarjen më të rëndësishme që bëri kthesë në luftën e Kosovës, rënien e Jasharëve me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998-të.

“Pastaj ndodhi Likoshani, Qirezi dhe erdhi Prekazi dhe e kam thënë edhe më herët se unë atje kam shkuar si gazetar sudez për shkak se kam pasë një dokument suedez me mbiermrin Syti dhe Larsom dhe ai me ka shpëtu në momentin kur më kanë takuar policia dhe më kanë marrë aparatin edhe e kanë dëmtuar negativin i cili ka qenë po për aft që ka pasë shumë pak fotografi sepse unë gjatë kohës kur i zhvilloja fotografitë në atë servisin që ka qenë 3 kilometra nga Jasharët, ku kanë qenë të vendosur” ka thënë ish komandanti i Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës, Bekim Shyti.

Tutje ai rrëfen se si kishte diktuar që policë civilë serb, po e përcillnin gjë që e bëri atë që të ndrrojë negativët në aparatin fotografik, duke i shpëtuar pamjet që pastaj bënë bujë në mediat vendore e ndërkombëtare mbi atë se çfarë kishte ndodhur në Prekaz të Drenicës, në sulmin mbi Jasharët.

-Advertisement-

“E pashë që po më përcjellin do civilë edhe e kuptova që janë policë, e në ndërkohë pastaj e ndrrova negativin fati që me shpëtu ato fotografi dhe krejt qëllimi im ishte ka qenë që ato fotografi të lansohen në internet në atë kohë dhe të sensibilizohet opinioni i gjërë që këtu po ndodhë një e pabesueshme në vitin 98, të vriten fëmijë, të vriten pleq sepse aty se ka qenë Adem Jashari me 5 a 6 veta ushtarë, pjesa tjetër kanë qenë familjarë”, ka treguar Bekim Shyti në emisionin N’konak prodhim i Gazetës Infokus, e që transmetohet në RTV Dukagjini.

Shyti ka treguar se atë ditë kishte edhe gazetarë e njerëz të tjerë që kanë fotografuar, por që kurrë ato foto e xhirime nuk u bënë publike.

Ndërsa i pyetur nga autori i emisionit N’Konak, Islam Morina, se ku i kishte dërguar fotografitë ai ka treguar se i kishte dërguar në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH), i cili edhe i kishte publikuar të gjitha. /Gazeta Infokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera