Ky ishte motivi i vrasjes së tre kosovarëve në Mynih
Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 05 October 2017
David S., me origjinë iraniane, vrau nëntë vetë, përfshirë 3 shqiptarë, në një qendër tregtare në Mynih vitin e kaluar, përpara se të vriste veten. Autoritetet nuk besonin se sulmi kishte motive ideologjike, por të dhëna të reja e kundërshtojnë këtë.
Vitin e kaluar, më 25 korrik të rinjtë nga Kosova Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabinë Sulaj, kishin mbetur të vrarë në një qendër tregtare të Munihut, ku banojnë shumë imigrantë. Gjithsej në këtë sulm kishin mbetur të vrarë 9 persona dhe mbi 25 të tjerë të plagosur.
Në mesin e të plagosurve ishin edhe dy kosovarë tjerë, Lumnije Azemi dhe një 14-vjeçar me inicialet B.A., të dy me vendbanim në Gjermani.
Dëshmitarët thanë se autori i sulmit, një 18-vjeçar iraniano-gjerman, i lindur në Gjermani, qëlloi me armë, me sharje kundër imigrantëve.
Në dallim nga rezultatet e punës së policisë, një panel ekspertësh i angazhuar nga qyteti i Mynihut arriti në përfundimin se David S. ka qenë i motivuar nga ideologji ekstremiste e djathtë, kur hapi zjarr dhe vrau nëntë vetë në një qendër tregtare në Bavari, shkruan DW.
Autoritetet vitin e kaluar e kategorizuan incidentin më tepër si tërbim, se sa një sulm i qëllimshëm. Zyra e prokurorit publik shkroi se “nuk mund të supozohet se krimi kishte motive politike”, kurse Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e përshkroi David S. si një “hakmarrës të sëmurë psikik”, por jo “luftëtar terrorist”.
Por, një panel ekspertësh të shkencave sociale i tha gazetës Süddeutsche Zeitung të martën se hetuesit zyrtarë i patën nënvlerësuar motivet raciste, dhe veçanërisht kundër migrantëve, duke mos mbajtur parasysh as që dorasi e kishte planifikuar me imtësi sulmin.
Migrantët ishin objektivi
Të nëntë personat që u vranë në sulmin e tij qenë migrantë. Në një kohë që David S. nuk i njihte personalisht viktimat, e dinte se do të ndeshej me persona me origjinë migranti në qendrën tregtare të Mynihut, thanë ekspertët.
Ekspertët gjetën edhe që David S. kishte shkruar një si manifest, në të cilin ai betohej se do të ekzekutonte “qenie inferiore të huaja” për të mbrojtur Gjermaninë nga “infiltrimi i huaj”.
Koha e sulmit qe e rëndësishme për të krijuar lidhjen me ekstremin e djathtë. David S. i kreu vrasjet në përvjetorin e vrasjes në vitin 2011 të 77 vetëve, kryesisht fëmijë, nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik.
Paneli arriti në përfundimin se origjina iraniane e David S. nuk i kish ndaluar te ai ndjenjat raciste ndaj migrantëve. Në fakt, dukej se dorasi donte ta tregonte veten si “gjerman të vërtetë”, duke degraduar dhe vrarë gjermanë joetnikë. Të dhënat e panelit pritet të ekspozohen në bashkinë e Mynihut të premten.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...