Fokus

Ky ishte gjykatësi i EULEX-it që nuk pajtohej me dënimin për “dhunuesit” e Vasfije Krasniqit (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 18 October 2018

Gjykatësi i EULEX-it, Manuel Soares, që kryesonte trupin gjykues në rastin e Vasfije Krasniqit, nuk ishte pajtuar që “dhunuesit” e Vasfije Krasniqit të dënoheshin me 12 respektivisht 10 vjet burgim.

Tri javë pasi ishte marrë vendimi, në qershor të vitit 2014, ai ia kishte bashkëngjitur rastit opinion e tij se dënimi ishte shumë i ashpër.

“Në cilësinë e Kryetarit të Trupit Gjykues dhe të Gjykatësit Raportues në këtë rast unë nuk jam pajtuar me mendimin e vendimit të shumicës lidhur me dy aspekte: (1) kufizimi maksimal i sanksionit të burgimit që zbatohet ndaj veprës penale të krimit të luftës kundër civilëve sipas Nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së dhe (2) dënimet me burg që iu epen të pandehurve”, shkruan në dokumentin të cilin e posedon gazeta inFokus.

-Advertisement-

Aktgjykimi konsideroi si rrethanë lehtësuese për Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq faktin se veprat penale ishin kryer më shumë se 15 vjet më parë sepse nevoja për dënim, shikuar nga një perspektivë tjetër të masave parandaluese zbehet me kalimin e kohës.

“Unë pajtohem në tërësi me këtë parim por jam i mendimit se vlera lehtësuese është më e fortë dhe do të duhej të përcaktojë dënime më të vogla se ato të propozuara”.

Për diferencën kohore kur ka ndodhur rasti gjykatësi i EULEX-it ka edhe një mendim.

“Vlerësimi im do të mund të ishte ndryshe sikur koha e kaluar që nga veprat penale në një mënyrë a tjetër do të mund t’iu atribuohej të pandehurve. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur kështu, pasi që vepra penale iu është raportuar autoriteteve dhe kishte kaluar një periudhë kohore më gjatë se 10 vjet gjatë së cilës nuk janë bërë hetimet e duhura relevante. Natyrisht, rrethanat e trazuara të Kosovës pas konfliktit të armatosur kanë kontribuar në këtë vonesë. Por të dënosh të pandehurit pasi që ky faktor nuk ka ekzistuar kjo mua nuk më duket e drejtë”, shkruan në dokumentin te cilin e posedon gazeta inFokus.

Veç kësaj, ai thotë se duhet të kihet parasysh se krimet e luftës kundër ndonjë civili mund të kryhen nëpërmes aksioneve shumë më serioze, siç janë, për shembull, kidnapimi, torturimi dhe vrasja e disa personave.

“Nëse për veprat e tilla sanksioni i pranueshëm maksimal do të ishte 15 vjet burg, pa i mohuar veprat e të pandehurit, unë konsideroj se dënimi prej 12 gjegjësisht 10 vjet është tepër i ashpër”, përfundon Manuel Soares.

Sa ishin dënuar Jovica Dejanoviq e Gjorgje Bojkoviq?

Në vitin 2014 Jovica Dejanoviq ishte dënuar me 12 vjet burgim ndërsa Gjorgje Bojkoviq me 10 vjet burgim. Të dy akuzoheshin për dhunimin e Vasfije Krasniqit gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kështu kishte vendosur Gjykata e Apelit, ndryshe prej asaj të Themelores, e cila nuk kishte gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e “dhunuesve”, sic I kishte identifikuar Vasfija dhe dëshmitarët në procesin gjyqësorë që kishte nisur në vitin 2012.

Por, drejtësia për viktimën e dhunës seksuale, e cila rrëfeu publikisht tmerrin e përjetuar në prillin e vitit 1999 ende nuk është vënë në vend.

Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq janë liruar me vendim të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nuk mund të vërtetohet se është kryer dhunimi nga të akuzuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera