Sport

Ky gjest i Vinicius Junior po bënë xhiron e botës, fansat e Real Madridit po ndihen krenar me brazilianin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 09 January 2022

Vinicius Junior po kalon formën më të mirë prej transferimit të tij në Real Madrid, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i talentuar brazilian ishte lojtari kryesor mbrëmë në fitoren e ‘Los Blancos’ ndaj Valencias me rezultat 4-1.

21-vjeçari realizoi dy gola të bukura, duke shkuar në kuotën e 12 golave në këtë sezon në La Liga, krahas edhe 4 asistimeve.

-Advertisement-

Përveç golave e lojës së bukur Vinicius Junior mbrëmë beri një veprim që u duartrokit nga tifozët e Real Madridit.

Ai teksa vraponte pas topit doli jashtë vijave dhe refuzoi ta shkelte stemën e klubit madrilen që është e shtypur në fushën e stadiumit ‘Santiago Bernabeu’.

Vinicius kërceu lartë dhe arriti të mos shkelte stemën e klubit dhe kësisoj ky gjest i tij tashmë është bërë viral në rrjetet sociale dhe po vlerësohet mjaftë shumë nga tifozët e Real Madridit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera