Sport

Ky futbollist vazhdon bashkëpunimin me klubin e Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 06 August 2020

Arbëria ka filluar të mendoj për sezonin e ri, ku do të garoj për herë të parë në histori të klubit në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përforcimeve klubi nga Lipjani ka filluar edhe ti vazhdoj kontratat me futbollistët me të cilët u inkuadrua në elitën e futbollit kosovar.

Fidan Bahtiri është futbollisti që ka vazhduar kontratën edhe për një vit me ‘Armatën e Kuqe’.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Më poshtë keni njoftimin e Bahtirit pa ndërhyrjen e redaksisë.

“Pas dy vitesh tejet të suksesshme kam vendosur që te vazhdoj bashkëpunimin edhe per një vit te radhës,me shpres qe edicioni i radhës do të jetë shumë me produktiv per mua dhe ekipin”, shkroi Bahtiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera