Sport

Ky futbollist shpallet lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 26 August 2021

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, është duke mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti më i mirë për sezonin 2020/2021 është zgjedhur mesfushori i Chelseas, Jorgihno, i cili me ekipin londinez arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Krahas këtyre dy trofeve, Jorgihno, arriti që me kombëtaren e Italisë ta fitonte edhe Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ që për shkak të pandemisë u mbajt në verën e vitit 2021.

-Advertisement-

Në garë e më të mirit mesfushori italian mposhti shokun e skuadrës, Ngolo Kanten dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Kjo është hera e parë që Jorgihno e fiton çmimin lojtari më i mirë për një sezon te Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera