Sport

Ky futbollist është më meritori për suksesin e Ballkanit në këtë fillim sezoni sipas Ramadanit

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 25 October 2020

Trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekrija Ramadani, është i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV për të analizuar xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ramadani ka thënë se sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, është më meritori për këtë fillim sezoni fantastik nga Ballkani.

‘Mirlind Daku është në një formë të hatashme, i gjithë ekipi është meritor për këtë start të mirë të Ballkanit, por Daku është më meritori që ata janë në vend të parë”, tha trajneri i Prishtinës.

-Advertisement-

Ballkani pas 7 ndeshjeve, sot e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon nga Trepça ’89 me rezultat 4-3./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera