Lajme

Ky fshat ofron 2 mijë euro shpërblim për çdo banor të ri

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 08 May 2017

Autoritetet lokale të një province italiane ofrojnë 2 mijë euro shpërblim për çdo banor të ri. Kjo është mënyrë që ata kanë gjetur për të nxitur shtimin e popullsisë në provincën veriore që po braktiset dita ditës.

Një fshat malor italian ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr banorë të rinj, pasi ata aktualët po pakësohen dita ditës.

Bëhet fjalë për komunën veriore të Bormidës në rajonin e Ligurias. Autoritetet lokale ofrojnë 2 mijë euro shpërblim për këdo, që ble apo merr me qira një banesë, mjafton të shpërngulet në këtë fshat.

-Advertisement-

Në të vërtetë shuma nuk është e vogël, pasi siç shpjegon drejtuesi i administratës lokale Daniele Galiano, me 2 mijë euro mbulohet një qira e zakonshme për një vit në banesat e fshatit.

Çmimi i qerasë varion nga 50 euro në muaj për banesat e vogla në 120 euro për ato më të mëdhatë.

Fshati panoramik ka vetëm 394 banorë dhe ky numër nuk është ndryshuar për vite të tëra.

Lindjet janë të pakta dhe të larguarit janë të shumtë, çka rrezikon ta shndërrojë Bormidën në një tjetër zonë fantazmë, sikurse shumë qyteza, banorët e të cilëve largohen për një jetë më të mirë në qytetet e mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera