Lifestyle

Ky filxhan me çaj kushton më shumë se ari

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 03 September 2019

Një hotel luksoz përgjatë rrugës së Pallatit Buckingham ju shërben çaj më cilësi të lartë. Sidoqoftë, ky çaj do t’ju ​​kushtojë shumë shtrenjtë.

Prodhimi i ri quhet “Këshilla të Arta” dhe është një emër i përshtatshëm për çmimin. Me 200 dollarë për gram, çaji që do të konsumoni kushton katër herë më shumë se ari i vërtetë.

Klientët që e porosisin çajin në Hotelin Rubens, në Londër iu serviret nga një kamerier me doreza të bardha, që peshon me kujdes gjethet përpara se të futen në ujin e nxehtë mineral. Nga kjo prodhohet një ngjyrë e artë.

-Advertisement-

Gjethet e veçanta janë rritur në Sri Lanka dhe janë vjelur në kushte të përsosura. Më pas ato thahen në një leckë prej kadifeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera