Sport

Ky është klubi me i vlefshëm kosovar që po luan në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 09 August 2020

Kosova për herë të parë këtë vit përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me tri skuadra, shkruan Gazeta inFokus.

Drita si kampione po merr pjesë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Gjilani si nënkampion dhe Prishtina si fituese e Kupës do të luajnë në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Skuadra e Dritës mbrëmë e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Të drejtuarit e Ardian Nuhiut kanë triumfuar ndaj kamponit të Andorrës, Inter d’Esclades me rezultat 2-1 dhe kanë kaluar në finale të kësaj faze, ku do të përballen me kampionin e Irlandës Veriore, Linfield.

FC Drita afër futbollistëve të sajë - Rajonipress.com

Në rast se e mposhtin Linfieldin, gjilanasit në rundin tjetër do të luajnë ndaj kampionëve të Polonisë, Legia Warsaw.

Në anën tjetër Gjilani dhe Prishtina i kanë mësuar sot kundërshtaret e parë të tyre në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Gjilani do të përballet me Tre Pennes, ekip ky nga shteti i San Morinës. Gjilanasit aventurën në Evropë do ta nisin në udhëtim, ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

SC Gjilani ndërpren bashkëpunimin me futbollistin kosovar - 2LONLINE

Ndërsa, Prishtina për kundërshtar do ta ketë Lincolnin, ekip ky nga Gjibraltari.

Edhe kryeqytetasit do të luajë në udhëtim dhe vetëm një takim, ndërsa kjo do të jetë hera e katërt që ‘bardhekaltërit’ luajnë në Evropë.

FC Prishtina asnjë rast pozitiv me koronavirus - Fol Drejt

Por, cila prej këtyre tri skuadrave kosovare që do të luajnë në Evropë ka vlerë më të madhe në tregun e transferimeve.

Është klubi i Dritës që vlerësohet me së shumti, ‘bardhekaltërit’ në faqen e njohur të vlerave të futbollistëve dhe klube ‘transfermarket’ vlerësohen 2 milionë e 900 mijë euro.

Pas Dritës me shumë vlerësohet Prishtina, që kushton 50 mijë euro me pak se Drita apo 2 milionë e 850 mijë euro, ndërsa Gjilani ka vlerë 2 milionë e 530 mijë euro.

Drita të martën e luan finalen e parakualifikimeve me Lindfieldin, ndërsa Gjilani dhe Prishtina do të luajnë me 20 gusht./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera